Rritje e çmimit të naftës në bursat botërore

Ekonomi | Publikuar më 19.05.2017 në ora 12:31

Çmimet e naftës në bursat botërore shënojnë rritje, mesatarisht për mbi gjysëm dollari. që sipas ekspertëve, tregon stabilizim të tregjeve globale pas uljes së madhe të vlerës së aksioneve në bursën e Nju-Jorkut të mërkurën.

Vlera e naftës së “lehtë” amerikane sot në transaksionet elektronike para hapjes së bursës së Nju-Jorkut u rrit për 75 cent në 49.72 dollarë për barel.

Në bursën e Londrës megjithatë çmimi i “brentit”  të detit verior për dërgesë në korrik u rrit për 65 cent në 52.85 barel.

Njëkohësisht, çmimi mesatar i naftës të Organizatës së vendeve importuese të naftës (OPEK) u shtrenjtua për 44 për qind duke arritur vlerë prej 49,87 dollarë për barel.

Në përcaktimin e vlerës së naftës në OPEK marrin pjesë çmimet e energjensit  në Algjer, Angolë, Venezuelë, Ekuador, Habon, Iran, Irak, Katar, Kuvajt., Libi., Nigeri, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite.