Rritje e vogël e çmimit global të naftës së papërpunuar

Ekonomi | Publikuar më 10.07.2017 në ora 21:31

Çmimi global i naftës së papërpunuar ka shënuar një rritje të vogël të hënën, me brendin ndërkombëtar Brent, çmimi i të cilit është rritur për 0.73 për qind, më konkretisht në 47.05 dollarë për një fuçi, ndërkohë që çmimi i markës amerikane të naftës së papërpunuar WTI është rritur për 0.72 për qind, duke mbërritur në 44.55 dollarë për një fuçi, raporton AA.

Rritja e çmimit të naftës mbetet e kufizuar pasi të dhënat treguan për një rritje të prodhimit të naftës në SHBA, gjë që pjesërisht kompensoi përpjekjet e Organizatës së Eksportuesve të Naftës (OPEC) për të ulur prodhimin.