Një autobus, i cili ka transportuar 40 ushtarë serbë në relacionin Nish – Vranje, në mëngjes në afërsi të Vlladiqin Hanit ka dalë nga rruga, me ç’rast janë lënduar më shumë persona, kumtoi Ministria serbe e Mbrojtjes. Sipas informatave të para, më shumë ushtarë janë lënduar, prej të cilëve njëri më rëndë.Tani për tani nuk janë të njohura shkaqet për aksidentin.
Powered by WPeMatico