Rrolls-Royce Phantom i veçantë që i përkiste këngëtarit të famshëm (Foto)

Auto & Tech | Publikuar më 16.07.2017 në ora 15:46

Në fund të muajit, Rrolls-Royce lanson gjeneratën e tetë të modelit Phantom, ndërsa në këtë organizim paraqitet edhe makina që dikur i përkiste John Lenon nga grupi The Beatles.

Ky Phantom i lansuar në vitin 1925, pos që ishte pronë e njërit nga këngëtarët më të famshëm, ka edhe pamje të jashtme shumë të veçantë, transmeton Telegrafi.

Ka vizatime artistike, që përfshijnë lule dhe shenja horoskopi, të kërkuara nga pronari.

Ulëset e pasme janë hequr për tu zëvendësuar me shtrat dysh, studio të vogël dhe telefon, që për atë kohë ishte shumë i rrallë.

Makina është përdorur nga Lenon deri në vitin 1967, prej kur është shitur disa herë, ndërsa tani do të qëndrojë në një muze veturash. /Telegrafi/