Sanksionet si një opsion edukues nga Bashkimi Evropian për parti dhe individ në vend, janë gjithnjë e më të zëshme. Në atë drejtim është edhe deklarata e fundit e eurodeputetit Ivo Vajgël gjatë vizitës në Shkup ku tha se rëndesa e rrjedhës polemizuese e situatës gjithnjë po lëviz në drejtim të konfliktit ndëretnik, transmeton Tetova1.
Vane Cvetanov ish drejtor i Drejtorisë për zbulim financiar dhe kryetar i shoqatës Lopata e gjelbër sqaroi se çka nënkuptojnë llojet e sanksioneve që po përfliten për individ dhe parti në Maqedoni.
“Nën sanksione për individ nënkuptohet ndalesë për hyrje në shtetet e BE-së, gjegjësisht vendosjen e tyre në sistemin e pasaportave biometrike. Nëse dikush prej këtyre personave gjendet në vendkalimet kufitare të Bashkimit Evropian mund që të kthehet mbrapa në Maqedoni. Lloji i dytë i sanksioneve ndaj individëve nënkupton bllokimin e llogarive të tyre në vendet e Bashkimit Evropian. Lloji i tretë i sanksioneve është hetimi financiar për ato persona dhe gjetja e kapitalit të tyre në territorin e BE-së, mendohet në letra me vlerë, pjesëmarrje të tyre në firma, patundshmëri dhe llojeve tjera të kapitalit”, sqaroi Cvetanov.
Nën sanksione për parti politike, sipas Cvetanov, nënkuptohet përjashtimi i tyre prej partive amë që vijnë prej vendeve anëtare të BE-së, si dhe ashtu si tha ai, izolim i tërësishëm politik i VMRO-DPMNE-së, margjinalizim të saj, mosnjohjen e partisë dhe ndërprerjen e të gjitha llojeve të bashkëpunimit politik me VMRO-DPMNE-në, gjegjësisht emërimin e VMRO-DPMNE-së si parti jo demokratike dhe të padëshirueshme nga partitë evropiane popullore.