Së shpejti pritet të riaktivizohet linja ajrore e drejtpërdrejtë Sarajevë – Shkup, paralajmëruan sot në Shkup ministrat e Transportit dhe Lidhjeve të dy shteteve Goran Sugareski dhe Ismir Jusko.
Dy ministrat në konferencë për shtyp në Qeverinë e Maqedonisë theksuan se angazhimet e dy qeverive do të jenë sa më shpejt që është e mundur që të vendoset kjo linjë ajrore.
Zgjidhja e kësaj çështje, sipas ministrit Sugareski, është me rëndësi të jashtëzakonshme për dy shtetet. “Shpresoj se kjo linjë ajrore, e cila është pezulluar para disa viteve do të aktivizohet sërish në afat sa më të shpejtë të mundur, me qëllim që qytetarët të munden në mënyrë më të shpejtë të arrijnë në Sarajevë dhe në Shkup”, theksoi Sugareski.
Me vendosjen e linjës ajrore mes qyteteve kryesore të dy shteteve pritet që do të lehtësohet komunikimi mes qytetarëve dhe sektorit të biznesit.
Mes Maqedonisë dhe BeH-së nga viti 2004 ekziston marrëveshje dypalëshe për qarkullim ajror.
Data 26.04.2024
Aktuale
- Krenar Lloga: A do të vazhdojë Hristjan Mickovski të përcaktojë hapat politikë të Taravarit?
- Protestat pro Palestinës në SHBA: Universiteti i Kalifornisë Jugore anulon ceremoninë e diplomimit
- Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj
- Rriten çmimet e sigurimeve për automjetet në Maqedoni
- Sipërmarrësit e rinj në RMV u bëjnë thirrje partive për mbështetje më të madhe të sipërmarrësve të rinj
- Kallëzim penal kundër një 44-vjeçare nga Velesi, ka përdorur dokument të falsifikuar
- Braun: Ndryshimi i Qeverisë në RMV ka shumë gjasa
- Ramiz Merko do të ulet në bankën e të akuzuarve