I akuzuari Gjoko Popovski në rastin ‘300’ nuk u paraqit në gjykatë. Avokatët e tij dorëzuan dokumentacion mjekësor dhe dokument me të cilin vërtetohet pushimi mjekësor duke kërkuar anulimin e seancës.Pushimi mjeksor është hapur më datën 16 të këtij mauji. Prokurorja Fatime Fetai tha se në dokument nuk theksohet se deri kur Popovski do të qëndrojë në pushim mjeksor. Ndërkohë që
sërish ka kërkuar ekspert që të kontrollojnë dhe vërtetojnë dokumentacionin dhe kërkesat rreth pushimit mjekësor të Popovskit.
*************
09:01am/ Seanca gjyqësore për lëndët “Trust” dhe “300” në Gjykatën Penale në Shkup
Në Gjykatën Penale të Shkupit sot(e martë) duhet të mbahet seanca për rastin “Trust” dhe “300”, në të cilën i dyshuari i parë është biznesmeni Seat Koçan dhe Gjoko Popovski në lëndën “300”, përcjell Almakos.
Specialja i ngarkon kompaninë “Transmet”, “Sileks Nemetali” dhe “Vato” se me dokumente të falsifikuara kanë bërë konsorcium dhe kanë fituar tender në vlerë prej mbi 17 milionë euro. I dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan. Për të dyshuarin e dytë, nënshkruesi i autorizuar në kompaninë “Sileks Nemetali” gjykata përcaktoi masën e kujdesit.
Në kuadër të rastit “Trust”, në të cilin Prokuroria Speciale shpalosi dyshimet për veprime të jashtëligjshme dhe falsifikim të dokumenteve, nëpërmjet të cilave është bërë e mundur që të fitohen tenderë në vlerë prej 1 miliardë e 60 milionë denarë. Fillimisht prokuroria Speciale kërkoi masën e paraburgimit për dy persona fizik, mirëpo siç njoftojnë nga gjykata, prokuroria ka ndryshuar kërkesën për njërin nga të akuzuarit, duke kërkuar shqiptimin e masave të kujdesit.
Kujtojmë që Gjykata Themelore dy herë radhazi kundërshtoi paraburgimin e Sead Koçanit por gjykata e Apelit ia kthente vendimet me ankesë të Speciales. Pasi Koçan u kthye nga arratija, kryeprokurori Marko Zvrlevski i erdhi në shpëtim me kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë. Pastaj në ndihmë u paraqit kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski, i cili ia pranoi ankesën Zvërlevskit dhe Koçani i kthyer nga arratia u la i lirë me garanci dhe pasaportë të marrë përkohësisht.
Në lëndën “300” i akuzuar është ish-zv.ministri për Punë të Brendshme, Gjoko Popovski, për keqpërdorime të detyrës zyrtare në lidhje me blerjen e 300 makinave për policinë.
Ndërkaq, seanca paraprake u shtyj për shkak të mos prezencës së të pandehurit Gjoko Popovski, ish ndihmësministër i Punëve të Brendshme. Avokatët e Popovskit deri te Gjykata dorëzuan dokumentacion mjekësor se është në pushim mjekësor ku sipas të cilit i rekomandohet të pushojë.
Ai dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Sipas PSP-së, Popovski në mënyrë joligjore ka ndarë kontrata për shitblerje dhe mirëmbajtje të automjeteve të Porshe Maqedoni SHPKNJ Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup, Bohemia Automobili Rous SHPKNJ Shkup, Kolevski SHPK Shkup dhe “Auto Kuka” SHPK Shkup të përzgjedhura si oferta më të volitshme ekonomike.
Në lëndën “300” sipas vendimit të Gjykatës së Apelit bisedat e përgjuara mund të shfrytëzohen si material dëshmues./Almakos