Vazhdimi i seancës parlamentare për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski, do të vazhdojë nesër. Kështu tha sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
“Për shkarkimin e Zvrlevskit do të caktoj senacë për nesër, edhe pse e premtja është ditë kur deputetët takohen me qytetarët. Kjo nënkupton se nëse është e nevojshme do të thërras seancë edhe për të shtunën dhe të dielën”, tha Xhaferi.
Xhaferi gjithashtu tha se zgjedhjet lokale të cilat janë paraparë të mbahen më 15 tetor, do t’i shpallë më 6 gusht, ndërsa vetëm atëherë deputetët mund të shkojnë në pushime, pra nga 8 deri më 25 gusht.