Në Gjykatën Themelore Shkupi 2, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor kundër Sllobodan Bogoevskit, ish-shef i kundërzbulimit. Ai është paditur nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, krerë të BDI-së, për dëshminë e tij në New York, në lidhje me Magyar Telekom.
Para gjyqit në SHBA, Bogoevski ka theksuar se 7.5 milionë euro u janë dhënë personave zyrtar të shtetit, Vllado Buçkovskit, Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit.
Gjykata në seancën e kaluar ka pranuar që për dëshmitarë të thërrasë avokaten Biljana Panova, noterin Sasho Klisarovski dhe përkthyesen të cilës iu është dhënë vërtetësia e deklaratës e cila ka qenë e shfrytëzuar për nevojat e procedurës hetimore në SHBA, nga këtu, Ahmeti dhe Xhaferi do të tregojnë se deklarata është dhënë në Shkup dhe për këtë kompetente është Gjykata në Shkup, e jo në hapësirën e Ambasadës së Amerikës në Shkup.
Si dëmshpërblim për këto procedura Ahmeti ka kërkuar 3 milionë denarë, kurse Xhaferi 2.5 milionë denarë.