Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë gjyqësore për lëndën “Transportuesi” të Prokurorisë Publike Speciale, në të cilin i akuzuari i parë është ish-kryetari i Manastirit Vlladimir Taleski dhe 20 persona të tjerë.
Vladimir Talevski dhe 20 të dyshuarit ngarkohen me veprën penale Shpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare në organizimin e transportit të nxënësve në komunën e Manastirit.
Specialja akuzon këto persona për keqpërdorimin e mbi 360 mijë eurove./Almakos