Sekretari i përgjithsëm i NATO-s mirëpret ligjin për gjuhët

Kryesore | Publikuar më 18.01.2018 në ora 18:02

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, gjatë viyitës së sotme në Maqedoni ka mirëpritur miratimin në Kuvend të ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili zgjeron përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në isntitucionet publike dhe shtetërore.

Miratimi i ligjit për gjuhët javën e kaluar ishte një hap i rëndësishëm. Ju inkurajoj të shfrytëzoni shansin që të ecni përpara” porositi në Shkup Stoltenberg.

Ai theksoi se se diversiteti brenda një shteti nuk duhet parë asnjëherë si dobësi, por si fuqi./Almakos