Të mërkurën mbrëma nga ora 20.35 deri në orën 21.40 minuta nga gjykatësi pas një procedure paraprake të gjykatës themelore në Gostivarit për shkak të dyshimeve për veprën e kryer penale prodhim të paligjshëm dhe lëshimit në përdorim të lëndëve narkotike, substancave psikotrope prekursorëve, sipas nenit 2015 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë nga ana e pjesëtarëve të policisë nga stacioni policorë në Gostivarë, është kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të shtëpisë së 28-vjeçari me iniciale V.Z nga Gostivari pas çka janë gjetur dy qese në të cilat ka pasur rreth 40 gram marihuanë, si dhe një vagë digjitale.
I dyshuari është në arrati dhe për të njëjtin është lëshuar urdhër për gjetjen e tij.