LR PDSH do të jetë pjesë e qeverisë së re. Ajo do të drejtoj ministrinë e shëndetësisë.
Lideri i kësaj partie, Ziadin Sela tha se vendimi i tyre për tu bërë pjesë e qeverisë është me qëllim që të mos vazhdoj kriza politike dhe mos të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
“Sot kemi marrë vendimin për tu bërë pjesë e Qeverisë së re dhe se partisë sonë i takon ministria e Shëndetësisë dhe si kandidat i joni është Arben Taravari. Mendojmë dhe besojmë se ky do të jetë personi i cili do të udhëheqë me dinjitet pozitën në fjalë”, tha Sela.
Sela tha se ministria e Pushtetit Lokal i takon RDK-së dhe ata do të vendosin se kush do të jetë ministër I ri.