Seanca gjyqësore për rastin “Trust”, i cili ka të bëjë me kurdisjen e një tenderi të ELEM me vlerë prej 17 milionë euro, sot është shyrë me kërkesë të mbrojtjes. Avokatja e njërit nga të akuzuarit Sanja Aleksiq, nuk mori pjesë në gjykim për shkaqe shëndetësore. Senaca e rradhës u caktua për në fund të muajit shkurt.
Edhe pse seancat për këtë lëndë po shtyhen disa herë, ‘’Trust’’ është në fazën përfundimtare, në rradhë është paraqitja e dëshmive të palës mbrojtëse, pas së cilës pritet fjala përfundimtare dhe gjykimi.
I dyshuari i parë në këtë lëndë është biznismeni Sead Koçan, dy persona fizik dhe tre juridik, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje të paligjshme në tender të Centraleve të Maqedonisë.
Të dyshuarit dyshohen se me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro. Lënda, është hapur nga Prokuroria speciale në bazë të tri bisedave të përgjuara, prej të cilave dy janë të papublikuara në opinion.
A.М
Almakos