Shkruan: Dëfrim Seferi
Në këtë cikël zgjedhor aparatura shtetërore ishte më e fuqishme!
Servilizmi dhe përulja e subjektit politik shqiptar (BDI) ndaj faktorit politik maqedonas (LSDM) nënçmoj intelegjencën e shqiptarëve dhe u dëshmua fuqishëm që interesi i tyre është pushteti dhe jo problemet e qytetarëve.
Në ndërkohë rekomandoj bllokun bashkues (Aleanca me BESË) për organizimin protestave masovike për ndërhyrje në fushatë të kryeministrit ZAEV gjë e cila është e ndaluar nga rekomandimet e PRIBES dhe kriteriumet e KOPENHAGËS!
I nderuar Kryetar i Lëvizjes Besa z.Kasami,
I nderuar Kryetar i Aleancës për Shqiptarët z.Sela,
Fitues moral i ketyre zgjedhjeve dhe numerik janë shqiptarët që ndeshkuan krimin që titullohet BDI-respektivisht nëndegën e LSDM dhe Nikolla Gruevskit!
Praktikisht Lidershipi i BDI-së nuk thirret në çështjet shqiptare sepse ato i shiti për interesa personale duke bërë “bashkim-vllaznimin” me LUBE BOSHKOVSKIN!
I nderuar Lidership i Lëvizjes BESA jam krenar që besoj në misionin,Vizionin dhe idealin e juaj unë nuk do të dorëzohem sepse BETEJA sapo ka filluar!