Shapuriq premton zhvillim të barabartë rajonal

Ekonomi | Publikuar më 10.09.2017 në ora 18:16

Ministri për investime të huaja, Zoran Shapuriq, u zotua se Qeveria aktuale do të ndërpres praktikën e Qeverisë së kaluar me të cilën investitorët e huaj drejtoheshin vetëm në zona të caktuara duke lënë anash të gjitha pjesët e tjera të vendit. Ai tha se me këtë politikë janë zhvilluar vetëm disa qytete, ndërsa pjesa tjetër është shndëruar në shkretëtirë. Shapuriq tha se Qeveria nuk mund të ndikojë drejtëpërdrejtë tek investitorët për t’i drejtuar ku të investojnë, por përmes hapsirave ligjore dhe lehtësimeve ligjore do të tentojnë që të nxisin shpërndarje të drejtë rajonale. Ai tha se jo vetëm në këtë segment, por edhe në gjitha segmented e politikave ekonomike, Qeveria do të mundohet të sigurojë zhvillim të barabartë rajonal ekonomik.
“Një nga prioritetet e kësaj Qeverie do të jetë zhvillimi i barabartë rajonal, ekonomik parasegjithash e më pas edhe tjetrët. Fatkeqësisht në periudhën e kaluar e kishim këtë mungesë të zhvillimit të barabartë rajonal dhe kuptohet nuk mundemi në mënyrë të drejtëpërdrejtë të përzihemi. Por ekzistojnë lehtësime të caktuara në rajone të caktuara, kjo ekziston në rregullativën ligjore në zonat e pazhvilluara, jo vetëm në investime por edhe në sfera të tjera, në bujqësi, si dhe në sfera tjera. Ne seriozisht do ti analizojmë këto dispozita dhe seriozisht do të japim masa për nxitjen e zhvillimit të barabartë rajonal, pasi tani kemi 3-4 qytete të zhvilluara, të tjerët tekstualisht janë shkretuar”, tha Zoran Shapuriq, ministër për investime të huaja. /SHENJA/