Sharma: Në Maqedoni ka ndryshime në lirinë e medias

Kryesore | Publikuar më 14.11.2017 në ora 18:42

Në Maqedoni ka optimizëm të madh dhe ndryshime, para se gjithash në fushën e lirisë së mediave, deklaroi Madi Sharma, kryetare e Komitetit për Ballkanin Perëndimor të Komitetit evropian ekonomik dhe social, trup i Bashkimit Evropian.

Delegacioni i Komitetit evropian ekonomik dhe social qëndron në Shkup në mision për vërtetimin e gjendjes faktike në vend, para se gjithash në fushat për rolin e sektorit joqeveritar në vendosjen e sundimit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, sfidat me të cilat përballen organizatat joqeveritare, si dhe gjendja me lirinë e mediave në vend.

Delegacioni i komitetit sot mbajti konsultime me përfaqësues të shoqërisë civile. Në konsultime morën pjesë kryetarja e Transparensi interneshënël, Sllagjana Taseva, kryetari i Civil, Xhabir Deralla dhe Biljana Petkovska nga Instituti maqedonas i mediave.

“Konkluzioni ynë është se ka optimizëm të madh në Maqedoni, ka ndryshime, është shumë mirë që të shihet liria e mediave. Jemi koshient se ka sfida para se gjithash në lidhje me sistemin juridik, por konsiderojmë se ka progres dhe duhet të gjithë së bashku të punojmë në drejtim të hapjes së negociatave inkuadruese me qëllim që Maqedonia së shpejti të bëhet pjesë e BE-së”, tha Sharma.

Përmendi se delegacioni dëshiron të dëgjojë për sfidat dhe mundësitë momentale me të cilat përballet shoqëria civile dhe pastaj gjithë këtë ta referojë në Komisionin Evropian.