SHBA-ja bojkoton seancën në OKB me pretendimin se ka qenë kundër Izraelit

Bota | Publikuar më 20.03.2017 në ora 18:32

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bojkotuan të hënën një seancë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në kuadër të Kombeve të Bashkuara i cili diskutoi për Palestinën dhe territoret e tjera arabe të pushtuara, duke pretenduar se e njëjta ka mbajtur anë dhe ka qenë e drejtuar kundër Izraelit, raporton AA.

“Shtetet e Bashkuara do të votojë kundër çdo rezolute të parashtruar në këtë pikë të rendit të ditës dhe inkurajon vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në kumtesën e zëdhënësit në detyrë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner.