Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u takua ne Washington me Ndihmës Sekretarin e Sigurisë Kombëtare Alan Bersin, me të cilin diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, kontrollin e kufijve përmes projekteve të reja dhe forcimin e bashkëpunimit kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Bersin falenderoi Kryetarin e Kuvendit, zotin Ilir Meta, për forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara.
“Shqipëria, partnere e rëndësishme për SHBA”, tha zoti Bersin.
19 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)