Maqedonia mbështetet tek partnerët strategjik, veçanërisht tani që punojmë me qëllimin anëtarësimin në NATO, kështu u shpreh Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska pas takimit me komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit. Shekerinska shtoi se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është qëllimi i përbashkët sepse iu shërben të dy interesave kryesorë, stabilitetit të rajonit dhe sigurisë së qytetarëve.
Gjenerali Krej vlerëson se partneriteti strategjik është benefit për të dyja vendet ndërkaq paralajmëroi vazhdim të aktiviteteve të përbashkëta në mbrojtje.
Në takimet e Ministres Shekerinska dhe shefit të Shtabit të përgjithshëm, gjeneral-lejtnantit Veliçkovski me komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit, kanë vërtetuar bashkëpunim të shkëlqyer ushtarak. Në ushtrimet e përbashkëta të deritanishme kanë marrë pjesë rreth 4 500 përfaqësues së Armatës së Republikës së Maqedonisë.