Jubileu 50 vjet nga prodhimtaria e çelikut të Maqedonisë dhe 20 vjet nga ekzistimi i “Makstil/Duferko” është shënuar sonte në Shkup. Kryetari i Këshillit të drejtorëve të Makstil dhe anëtar i Bordit të Duferkos, Minço Jordanov në solemnitetin e sontëm theksoi se shumë pak kompani mund të lavdërohen me gjysmë shekulli prodhim dhe se potenciali i vërtetë të kompanisë nuk është shfrytëzuar në të kaluarën. “Gjithë këto vite ne kemi ndërtuar raporte të fuqishme afariste në bazë afatgjate me partnerët tanë edhe në hyrje edhe në dalje. Makstil asnjëherë edhe në periudhën e kaluar, e sidomos tani nuk ka zhvilluar politika ditore në shitjet dhe në furnizime. Thelbi është që ndërmarrjet e këtilla të fokusohen në raporte afatgjate që të cilat do të bazohen në interes të ndërsjellë dhe në dobi nga bashkëpunimi i këtillë”, tha Jordanov
Data 27.04.2024
Aktuale
- Ilir Meta: Fitorja e profesoreshës Siljanovska Davkova do të jetë edhe më bindëse
- Fronti Europian – Zona zgjedhore 3: Baki së bashku me Llogën dhe Murat vizituan komunën e Berovës dhe Vinicës
- Mbresa e mrekullueshme, vjen plot stil në setin fotografik
- Sara Hoxha bën deklaratën e papritur: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës, por…
- Dimitrievski: Nuk do të hyj në asnjë koalicion të mundshëm paszgjedhor me BDI-në
- Detaje nga aksidenti në Çair, janë lënduar dy persona – njëri ka përfunduar në urgjencë
- Bilall Kasami viziton fshatrat e komunës së Tearcës
- Rita dhe Fidani sjellin hitin e ri