“Bisha” në regji të Sergej Fedotovit nga teatri “U Mosta” nga Perm,
Rusi, e fitoi çmimin për shfaqje më të mirë në edicionin e 11-të të Festivalit teatror ndërkombëtar “Skupi”.
Vendimin e solli juria treanëtarëshe – Vebi Qerimi, Gjorgji Jolevski dhe Lluka Kortina.
Festivali u mbyll mbrëmë me performimin e shfaqjes së fundit nga programi i sivjetmë – “Shërbëtoret” nga Teatri kombëtar “Ivan Vazov” nga Sofja.
Nga hapja më 12 tetor u performuan edhe shfaqjet “Shtëpia e Bernarda Albas”nga Teatri “Andon Çajupi” nga Korça, Shqipëri, “Matriti” i Teatrit të qytetit Gjakovë, Kosovë, monodrama izraelite “Pi duhan si burrë”, i inspiruar nga jeta e Frida Kallos, “Vizione nga shekulli i argjendtë” i Qendrës për dekontaminim kulturor nga Beogradi dhe “Fol Medeja” i kompanisë teatrale “Jirjirak” nga Teherani.
Data 26.04.2024
Aktuale
- Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
- Taravari i përgjigjet Mickoskit: Fokusi ynë është 8 maji dhe rritja e numrit të deputetëve
- Taravari: 8 maji është afër, së shpejti dikush mund të ketë vërtetë nevojë për tableta
- Nuk mund ta besoni se me çfarë lehtësie vallëzon Sabri Fejzullahu
- Dy grante prej rreth një milion euro për arsim profesional në mjekësi, IT, profesionin makinerik dhe elektrik
- Taravari: Unë jam mjek, di dhe kam të drejtë të jap ilaçe
- Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme presidenciale
- Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin