Shifra alarmante, rreth 190 mijë qytetarë vuajnë nga diabeti (Video)

Kryesore | Publikuar më 14.11.2017 në ora 16:56

Nën moton “Gratë dhe diabeti – e drejta jonë për të ardhme të shëndoshë” u shënua Dita botërore e diabetit.

Bojan Kirov, kryetar i lidhjes së shoqatave të diabetikëve, shpreh shqetësim se për çdo vit rritja e numrit të personave të prekur nga sëmundja e diabetit është e pashmangshme. Ai më tej sqaron se gjatë viteve të kaluara problemet kanë qenë të shumta në lidhje me kualitetin e insulinës si dhe tregon se për çdo vit paraqiten raste ku kjo sëmundje i prek edhe fëmijët.

BOJAN KIROV, KRYETAR I LIDHES SE SHOQATAVE TE DIABETIKEVE

“Gjatë muajve të fundit kemi qenë në kontakte me ministrinë e shëndetësisë, fondin e shëndetësisë, agjencionin e barnave dhe klinikën për endokrinologji, me të cilat kemi diskutuar për përmisimin e mungesave të insulinës. Në Maqedoni rreth 190 mijë njerëz janë të diagnostifikuar me diabet. Prej tyre 40 mijë janë në terapi me insulinë ndërkaq të tjerët në terapi me tableta”.

Sasha Jovanovska Mishevska, drejtoreshë e Klinikës për Endokrinologji, tha që motoja e këtij viti për ditën e luftës kundër diabetit është “Gratë dhe diabeti “, sipas saj kujdesi i veçantë duhet t’i  kushtohet kësaj kategorie nga që 75% të grave shtatëzëna diagnostifikohen me diabet. Ajo më tej veçoi masat të cilat do të përmisojnë gjendjen e personave të prekur nga sëmundja e diabetit.

SASHA JOVANOVSKA MISHEVSKA, DREJTORESHË E KLINIKËS PËR ENDOKRINOLOGJI

“E rëndësishme është të potencohet se duhet të merren masa për preventivë në sumendjen e diabetit, ato janë para se gjithash masa për ushqim të shëndetshëm, për më shumë aktivitete fizike dhe kuptohet masa të cilat do të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të personave të prekur nga diabeti”.

Gjithashtu, zëvëndës minsitri i Shëndetësisë, Goce Cakarovski deklaroi që në të ardhmen personat e prekur nga sëmundja e diabetit do të kenë kushte më të mira për trajtimin e tyre.

GOCE CAKAROVSKI, ZËVËNDËSMINISTËR I SHËNDETËSISË

“Në emër të ministrisë së shëndetësisë dhe emrin tim personal do të angazhohem për keqkuptimet që personat me diabet shfrytëzojnë insulinë jokualitative, si dhe mund të them që në të ardhmen personat me diabet do të kenë insulinë të rregullt dhe kualitative”.

Njëri ndër faktorët kyç për shkaktimin e diabetit është kualiteti i stilit të jetesës, deklaroi Bojan Kirov. Medina Ajeti /SHENJA/