Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sot e ka ndaluar kundër-kandidatin nga VMRO-DPMNE, Koce Trajanovski, derisa ka dhënë deklaratë për ngjarje në të cilën kandidatët duhej ta nënshkruanin deklaratën për respektimin e “Platformës për ajër të pastër”, nga iniciativa 02 koalicioni për ajër të pastër, dhe e ftoi në inçizim të debatit mes kandidatëve për kryetarë të Shkupit të cilën e organizon TV “Telma”, njofton Portalb.mk.
“Të dalim në duel, sot në 4 ju ftoj të mos jeni arrogant të dalim përpara opinionit bashkë me kandidatët tjerë”, deklaroi Shilegov.
“Pse më thirrni mua, a erdhëm këtu që të diskutojmë. Pse më përmendët mua”, i tha Trjanovski Shilegovit dhe e lëshoi foltoren ku duhej të japë deklaratë.
Videon e ngjarjes e ka ndarë në “Facebook” Shilegovi i LSDM-së.
VIDEO: https://www.facebook.com/p.shilegov/videos/1852232405106293/