Shilegov: VMRO të ndalojë mbrojtjen e Zvërlevskit

Kryesore | Publikuar më 12.08.2017 në ora 15:31

Petre Shilegov, deputet i LSDM-së, ka deklaruar se VMRO-DPMNE duhet të ndalojë mbrojtjen e Marko Zvërlevskit dhe krimit në këtë vend. Spas tij, për fat të keq deputetët e kësaj partie janë të instrumentalizuar dhe përmes tentimit që të bëjnë bllokadë totale në Kuvend thjeshtë janë në mbrojtjen e krimit dhe të udhëheqësisë partiake.

“Ne jemi në dijeni se udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së është e nervozuar shkaku i proceseve gjyqësore që i presin. Por, nervozizmi i tyre nuk do t’a ndalojë drejtësinë dhe nuk do t’a ndalojë që në Maqedoni më në fund të gjithë të jenë të njejtë dhe njejtë të përgjigjen për të bëmat e tyre”, ka thënë Shilegov.

Ai deputetëve të VMRO-DPMNE-së ju sugjeron që të ndryshojnë retorikën, mënyrën e adresimit, mënyrën e tyre të funksionimit në Kuvend. /SHENJA/