Shiroka-Pula jep dorëheqje nga kryetarja e GDK-s në PDK

Kosovë | Publikuar më 13.09.2017 në ora 17:01

Kryetarja e Gruas Demokratike të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj në PDK.

Kështu bëjnë të ditura burimet e Telegrafit brenda PDK-së.

Sipas këtyre burimeve, dorëheqjen e saj nuk e kanë pranuar gratë e të gjitha nëndegëve të Partisë Demokratike të Kosovës, duke kërkuar kthimin e saj.

“Gratë nga të gjitha degët e PDK-së, e kanë kundërshtuar dorëheqjen e saj dhe kanë kërkuar që të kthehet”, thonë këto burime.

Ndërkaq, arsyet e dorëheqjes së saj ende nuk dihen.