Shkatërrohet banda që vidhte banesat në Durrës

Shqipëri | Publikuar më 21.04.2017 në ora 11:01

Policia e Durrësit ka goditur një bandë hajdutësh që operonin në qytetin bregdetarë. Sipas njoftimit të Policisë, finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “Brava” ka çuar në pranga dy persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Policia ka dokumentuar 20 raste vjedhje banesash në lagje të ndryshme të qytetit në ngarkim të katër personave. Në cilësinë e provës materiale, blutë kanë sekuestruar një armë zjarri, fishekë, cannabis sattiva, automjete, pjesë të sendeve të vjedhura, vlera monetare dhe mjetet që kryenin veprimtarinë kriminale.

Policia njofton se në pranga kanë rënë Rezart Hyskolli 29 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, I dënuar më parë për vjedhje dhe Gentjan Kala 30 vjeç, banues në Tiranë, I dënuar më parë për vjedhje , aktualisht me masë sigurie ”Arrest shtëpie”për veprën penale”Vjedhja”.