Shkëndija në kërkim të futbollistëve të rinj, organizon kamp stërvitor

Sport | Publikuar më 06.12.2017 në ora 19:44

Pasi këtë fundjavë edhe zyrtarisht u mbyll pjesa e parë e sezonit në elitën e futbollit vendor, stafi teknik i Shkëndijës këtë javë po organizon një kamp stërvitor një javor.

Disa futbollistë të huaj dhe të rinjë nga vendi prej 4 deri më 10 dhjetor  përmes seancave stërvitore dhe dy ndeshjeve kontrolluese mes veti do të tentojnë të bindin stafin teknik për potencialin e tyre.

Pas përfundimit të këtij kampi, në bazë të analizës së detajuar nga stafi profesionist për secilin futbollist, do të merret vendimi nëse ndonjërit prej tyre do tu ofrohet kontratë për t’iu bashkuar skuadrës së Shkëndijës, që sezonin vjeshtor në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë e mbylli bindshëm në pozitën e parë me 46 pikë, 14 më shumë se Vardari i vendit të dytë. ​