Shkodër, shkoi për të mbushur ujë në Bunë, zhduket 70-vjeçari

Shqipëri | Publikuar më 11.01.2017 në ora 18:42

Një 70-vjeçar nga Shkodra është shpallur i humbur nga familjarët e tij, pasi prej mbrëmjes së djeshme ka humbur kontaktet me ta. Familjarët thonë se Filip Shllaku kishte shkuar të mbushte ujë në lumin Buna, pranë fshatit Daragjat, por nuk është kthyer më në shtëpi.

Pas vonesës së 70-vjeçarit, ata i janë drejtuar bregut të lumit, ku ka gjetur aty pranë një kapuç të tij, çka shton dyshimet se Filip Shllaku mund të jetë mbytur. Sakaq, ata kanë njoftuar policinë dhe kanë nisur kërkimet për 70-vjeçarin.

11 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)