Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski ka lëshuar urdhër që në shkollën e re bashkëkohore e cila po ndërtohet në Kapishtec, të ndërtohet edhe pishinë, kanë bërë të ditur nga komuna Qendër, transmeton SHENJA.
Nxënësit që do të ndjekin mësimin në SH.F “Kapishtec” do të mund të rekreohen në një pishinë e cila do të ndërtohet në kuadër të shkollës.
Kjo ka qenë një nga kërkesat e prindërve drejtuar kryetarit të komunës.
“Nxënësit pishinën do ta shfrytëzojnë deri në orën 15:00 pa pagesë, ndërsa në kohën e lirë do të mund të rekreohen edhe fëmijët e lagjes. Gjatë periudhës së verë, nxënësit e lagjes do të mund lirshëm të shfrytëzojnë pishinën për freskim dhe rekreim”, thuhet në komunikatën e komunës Qendër.
Data 19.04.2024
Aktuale
- Dimitrievski: Osmanin më shumë e ndjej si ministër i Jashtëm i Kosovës sesa i Maqedonisë
- U zhvillua në Korçë, nën bashkorganizimin e Fondacionit ALSAR, simpoziumi kushtuar dy personaliteteve të shquara shqiptare në Perandorinë Osmane, Iljaz Bej Mirahorit dhe Koçi Beut
- Siljanovska-Davkova: Ka momente historike kur duhet të bëhemi bashkë!
- Boki 13 pretendon se Kamçev dhe Ruskovska e dinë se ku është milionëshi nga çanta Louis Vuitton nga rasti “Reket”
- Arrestohet 72 vjeçari nga Tetova, akuzohet për sulm fizik ndaj rejës së tij
- Taravari: Do të angazhohemi që paga minimale deri në fund të 2028-ës të jetë 800 euro
- A do të dalë Maqedonia e Veriut nga “Ballkani i Hapur”? Osmani: Do ta informojë Qeverinë për sulmin në Banjskë, Qeveria do të vendosë
- Pendarovski: Dikush nga ana tjetër i frikësohet vetingut në vend