Edhe katër persona tjerë janë pranuar në Klinikën për sëmundje infektive me simptome të helmimit nga ushqimi.
Mjekët konfirmojnë se ata kanë ngrënë në restorantin për ushqim të shpejt “Sedmica” në Shkup.
Pesë nga pacientët të cilët dje u hospitalizuan në klinikën janë në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetë.
Në klinikën janë pranuar me simptome të vjelljes, temperaturës së lartë dhe dehidrimit.
Shumica prej tyre janë të rinj të cilët kanë konsumuar hamburger me keçap dhe majonezë.
Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se organet përgjegjëse kanë kryer ekspertizë në restorantin dhe është urdhëruar që të bëhet dezinfektimi, deratizimi i objektit si dhe kontrolle higjienike tek të punësuarit.
Data 26.04.2024
Aktuale
- Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
- Taravari i përgjigjet Mickoskit: Fokusi ynë është 8 maji dhe rritja e numrit të deputetëve
- Taravari: 8 maji është afër, së shpejti dikush mund të ketë vërtetë nevojë për tableta
- Nuk mund ta besoni se me çfarë lehtësie vallëzon Sabri Fejzullahu
- Dy grante prej rreth një milion euro për arsim profesional në mjekësi, IT, profesionin makinerik dhe elektrik
- Taravari: Unë jam mjek, di dhe kam të drejtë të jap ilaçe
- Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme presidenciale
- Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin