Shkruan : Destan Jonuzi
Marredheniet midis qytetareve dhe inatitucioneve politike publike ne hapesiren demokratike evropiane mendohen si marrdhenie qe shtrihen midis dy poleve. Njera e ben qytetarin sovran apsolut, anetare te nje komuniteti lokal, i cili prane autoriteteve te larta delegon vetem ato ceshtje, te cilat nuk mund ti trajtoje apo ti zgjidhe vete, tjetra e sheh qytetarin, mbi gjitha, si anetare te nje komuniteti politik kombetar, institucionet e te cilit jane garantuesit e te drejtave dhe lirive qe gezon ky qytetare.
Ne rastin e pare, pushteti eshte gjithnje nje kercnim ndaj lirive individuale, ndersa ne rastin e dyte ky pushtet eshte kushti i vetem per lirite, dhe kuptohet se, ne te gjitha nivelet ne te dyja rastet, ky pushtet eshte burim i qytetareve te lire e te barabarte, dhe se ato qe ushtrojne kete pushtet ndodhen nen kontrollin e te njejteve qytetare.
Andaj, politikat e partive tona politike jane kuptuar gabimisht prej votuesve jo per fajin e ketyre te fundit, por per fajin e atyre qe “gatuajne” keto politika.
Ne kushtet e nje margjinalizimi te skajshem te shqiptareve ne jeten ekonomike te vendit, ne kushte te mungeses se nje kohezioni social midis shtetasve te varfer dhe atyre te pasur, madje edhe ne raste kur behen edhe mbi baza etnike, partite tona vazhdojne t’i matin muskujt kunder njera-tjetres, duke harruar faktin se te gjitha keto antagonizma krijojne pamje negative dhe pesimiste te shoqerise sone permes trajtave sociopatalogjike sic mund te jene: fragmentizmi ekonomik dhe social, pasiguria dhe prespektiva, korrupsioni, konkurenca e dhuneshme politike etj.
Konfiguracioni i ketyre trajtave mund te rezultoje ne nje dogmatizem total te proceseve….