Shpallet “Mësuesja më e mirë në botë” dhe fiton një milion dollarë (Video)

Kuriozitete | Publikuar më 20.03.2017 në ora 22:02

Një kanadeze, e cila punon në një shkollë të largët në mesin e komunitetit Inuit në Arktik, ka marrë çmimin si mësuesja më i mirë në botë duke fituar kështu  1 milion dollarë.

Maggie MacDonnell fitoi çmimin vjetor “Mësuesja më e mirë në botë” për për përsosmërinë e mësimdhënies  në një ceremoni në Dubai, ku ishin pjesë rreth 20.000 aplikantë nga e gjithë bota, transmeton tema.