Të rinj shqiptarë, që ishin aktivist të “Revolucionit Laraman” kundër qeverisë VMRO-BDI, shumë lehtë mund të kthehen kundër LSDM-së, në rast se vazhdon përkrahja e Zaevit për kandidatët e BDI-së. Ata nuk janë vetëm të pakënaqur, por edhe të habitur se si Zaev ndihmon “kriminelët” e BDI-së që i akuzonte deri dje shkruan Almakos.
“Nuk jemi vetëm shqiptarët edhe shumë shokë tanë maqedonas, turq dhe të etnive tjera do të na përkrahin. Lufta jonë nuk mbaron pa e rrëzuar edhe BDI-në nga pushteti, sepses a bëri dëm VMRO-ja aq bëri edhe BDI-ja. Nëse LSDM nuk na ndihmon në këtë luftë, atëherë nuk duhet të na pengojë duke përkrahur BDI-në”, thonë aktivistët shqiptarë të Revolucionit Laraman.
Ata thonë se nëse ka nevojë edhe do të protestojnë para selisë së LSDM-së dhe asaj të BDI-së.
“Selinë e VMRO-së e kemi ngjyrosur me ngjyra laramane, kurse selinë e LSDM-së do ta ngjyrosim me ngjyrë të zezë. Nëse në rrethin e parë arsyetohej bashkëpunimi me BDI-në, në rrethin e dytë nuk ka kurrfarë nevoje për një bashkëpunim të tillë”, shprehen ata për Almakos.