“Nëse shumëllojshmëria multikulturore i afron popujt?” ishte titulli i debatit edukativ, të cilën sot e organizon Shtëpia e kulturës “Koço Racin” – Shkup.
Në debatin u tha se nëse shumëllojshmëria multikulturore është pasuri kombëtare, se nëse është bazuar vetëm në etikën tonë dhe filantropinë ose nevojitet të jetë më shumë se politikë dhe sistem kushtetues-politik, nëse miltukultura është trashëgimi e pasur historike, se nëse të rinjtë kanë paragjykime ndërkulturore ose ndëretnike, se si të tejkalohen normat etnike dhe tabutë, se nëse arti i tyre, letërsia, stilet e jetës paraqesin përmbledhje e modeleve unike shpirtërore, materiale, intelektuale dhe emocionale të një shoqërie.
Profesori Universitar Mersel Bilali, për Almakos tha se për fat të keq ne jetojmë në Ballkan dhe dallimet dalin në pah, si të komuniteteve, fesë, etj.
Ai shtoi se jeta ndërtohet në parime. Parimi i sundimit dhe mundësive të barabarta dhe bashkësisë formale, janë tre segmente që mund të krijojnë harmoni.
Për Vasill Tocinovski, i cili u përgjigj në pyetjen nëse arti dhe kultura i bashkon popujt, ai tha se artistët janë një nga indikatorët të cilët punojnë në këtë çështje.
“Shkrimtari me veprimtarinë e tij tregon mendimin, përmes fjalës së tij, ku ky mendim mbetet, dhe praqet një vlerë thelbësore. Shkrimtarët e bashkojnë realitetin me imagjinatën, e bashkojnë lexuesin me fjalën e tij dhe kjo tregon një afrim mes popujve, kuptohet kur fjala e një shkrimtarit është e përkthyer. Shkrimtarët, gazetarët janë ata që kanë krijuar një afërsi ndërmjet popujve”, tha Vasill Tocinovski, për Almakos.
Për profesor Nano Ruzhin, Evropa është shembulli më i mirë i bashkëjetesës, harmonisë dhe respektit ndaj njëri – tjetrit.
Në këtë debat pjesëmarrës ishin nxënës të shkollave të mesme nga “Josip Broz Tito”, “Vasill Antevski Dren” dhe nga “Zdravko Cvetkovski”.
D.K
Almakos.com