Ndërkohë që po fillon fushata e partive politike për zgjedhjet lokale, banorët kanë shumë porosi ndaj përfaqësuesëve politik. Problematika më e shpeshtë në vendbanimet shqiptare, për të cilën shpesh ankohen banorët, është infrastruktura. Me një problematikë të këtillë përballen edhe banorët e Shutkës, të cilët thonë se me vite të tëra kanë nevojë për një rrugë të asfaltuar, që do të jetë në dobi sidomos të fëmijëve dhe të moshuarve, pasi këto dy grupmosha janë ata të cilët e pësojnë më së shumti mungesën e një rruge normale, pa baltë, pa ujë dhe pa gropa.
Edhe më shqetësuese bëhet situata për ta kur bie shi, pasi është shumë e vështirë që të lëvizin banorët. Ndërkohë, banorët thonë se edhe veturat pësojnë dëmtime të shumta, për shkak të kësaj rruge.
QYTETAR
“Vet fakti tregon se në çfarë mjerimi, në çfarë kushte jeton kjo lagje. Këto dy rrugë me vite të tëra, ballafaqohen me ekstremizmin infrastrukturor. Kur them kështu, dua të më kuptojnë njerëzit eminent se ku e kam fjalën. Nuk është ekstremizëm, apo terrorizëm ta mbysësh një njeri, por është ekstremizëm nëse një popullatë 40 vite e lë të harruar”
QYTETAR
“30 vjet këto rrugë janë kështu si po i shihni, pa asfaltuar, na janë prishur edhe veturat. Fëmijët ecin nëpër gropa, nëpër baltë dhe shi…Vjet erdhën kinse po i shtrojnë, veç që i kanë gërryer dhe i kanë lënë ashtu, ka një vit e më shumë që i kanë lënë ashtu”
QYTETAR
“Unë 40 vjet jetoj kështu, as afalt…fëmijët nuk kanë ku ecin, ku luajnë”
QYTETAR
“Ne jemi 40 vjet këtu, askush nuk e ka shtruar rrugën…Vështirë e kemi, ja fëmijët gjithë nëpër ujë”.
QYTETAR
“Për mua është shumë vështirë, unë vet nuk shoh, ja fëmijët më mbajnë për dore. Sidomos kur është koha lagështi, ka ujëra, ka gropa. Për mua është mjaft vështirë. Jam rrëzuar disa herë…edhe për fëmijët është mjaft keq”
Me një infrastrukturë të këtillë jetojnë më shumë se 1000 banorë në këto dy lagje. Andaj ata porosisin partive politike, se janë të mbushur me premtime parazgjedhore. Ndërsa, drejtuar partisë politike shqiptare në pushtet, që ka qenë për gjithë këto vite, banorët i ftojnë ato të vijnë dhe t’i shohin se në çfarë gjendje i kanë lënë këto banorë për vite me radhë.
QYTETAR
“Njëkohësisht një apel deri te kryetari Ali Ahmeti, mundësisht 5 min takim. Kërkoj për këtë problem dhe apeloj që njerëzit e tij vendor të cilët janë këtu për 15 vjet, nuk e kanë vensour as një gurë të vetëm në këtë lagje. Nëse dikush ma demanton këtë bisedë, që del dikush e thotë se unë gënjej, unë ju përgjigjem moralisht, kombëtarisht dhe materialisht”.
QYTETAR
“Secila kandidaturë që po vjen, po na premton dhe nuk po bënë asgjë. Këtë rrugë të paktën ta asfaltojnë sepse shkaku i kësaj ne duhet të bëjmë 1 km”
Banorët thonë se disa herë gjatë fushatës kanë ardhur u kanë gërryer rrugën, duke e lënë më pas në atë gjendje. Vet banorët pastaj është dashur t’i mbulojnë gropat e hapura. Andaj ata porosisin që mos t’i gjej edhe një herë kjo situatë. /Emine Ismailisrc=”https://www.youtube.com/embed/LSR64h2QX08″ width=”560″ height=”315″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]