Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Lifestyle | Publikuar më 18.05.2017 në ora 23:31

Nëse arrini të lexoni ashtu siç duhet shputën e partnerit tuaj, do t’i kuptoni më mirë!

Mendoni se keni gjetur tipin e duhur të mashkullit? Përpara se ta lini veten në krahët e tij, hiqini në fillim këpucët dhe çorapet dhe kontrollojani me kujdes ose më mirë lexojani me vëmendje!

Gishtat tregojnë diçka nga karakteri i tyre ndaj le t’i zbulojmë së bashku për t’i kuptuar më mirë ata, transmeton Telegrafi.

Gishti i madh

Nëse gishti i tij i madh është më i gjatë se gishtat e tjerë, kjo tregon se mashkulli juaj është shumë inteligjent dhe krijues. Por mos u shqetësoni nëse vini re të kundërtën, sepse gishti i madh i shkurtër, nuk është sinonim i budallallëkut apo mungesës së inteligjencës. Përkundrazi, një gjë e tillë do të thotë se ai ka aftësi të mëdha organizative dhe është mjaft i aftë të përballojë punën në grup.

Gishti i dytë

Nëse ky gisht është më i gjatë se ai i madh, kjo do të thotë se mashkulli juaj është një person të cilit i pëlqen që të marrë gjithmonë vendime dhe pse jo të komandojë. Ndërsa në rast se ai gisht është i shkurtër, kjo do të thotë që ai person jeton në harmoni me personat që e rrethojnë dhe se nuk e ka të nevojshme që të bjerë në sy apo të komandojë të tjerët.

Gishti i tretë

Gishti i tretë është një termometër për energjinë dhe aftësinë e të qenit i suksesshëm. Nëse ky gisht është i gjatë, atëherë mashkulli bën pjesë në ata persona që i përkushtohen karrierës me mish e me shpirt. Në rastin tjetër, është një tip që e shijon jetën ashtu siç i vjen dhe është më shumë romantik.

Gishti i katërt

Ky gisht zbulon rëndësinë që ka për të familja në jetën e tij. Sa më i gjatë të jetë gishti, aq më i lidhur është mashkulli me familjen, fëmijët apo gruan e tij. Në rastin tjetër, një gjë e tillë do të thotë se familja për të nuk është shumë e rëndësishme.

Gishti i vogël