Debati për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevskit, i cili zgjati shumë ditë , kjo për shkak të paraqitjes së një numri të madh të deputetëve për fjalë përfshi këtu edhe replikat dhe kundër-replikat, por pa mos përjashtuar edhe ndërhyrjet e shpeshta procedurale. Shkarkimi i tij ka shkaktuar zëra edhe jashtë kuvendit, për analistin Arsim Sinani, largimi i Zvërlevskit do t’i jap fund pushtetit kriminal.
“Shkarkimi i Zvërlevskit është fillimi i fundit të një pushteti kriminal që uzurpoi gjithçka, përfshi edhe drejtësinë si një mekanizëm i një shoqërie demokratike. Asnjëherë nuk lipset në drejtësi të vijnë njerëz që i shërbejnë politikës dhe klaneve parapolitike uroj të jetë një fillim i mbarë. Procesi i montuara lipset të rigjykohen një nga një për tu kthyer besimi te gjyqësia dhe drejtësia”, deklaroj për Almakos analisti Arsim Sinani/Almakos