30 March
Gjykata Supreme pret ankesat e mundshme nga gjykatësit e pakënaqur rreth pozicionimeve të reja në Gjykatën Penale. Gjykata më e lartë njofton se pasi të skadojë afati do të tregojnë numrin e ankesave ndërsa do fillojë shqyrtimin e tyre. Ushtruesi i detyrës kryetari i ri i Gjykatës Themelore në Shkup Stojançe Ribarev, përpiloi orar të ri vjetor për gjykim, i cili shumë i ngjashëm me atë të paraardhëses së tij, gjykatëses Tatjana Mihajlova. Tani ndaj lëndëve të prokurorisë Speciale, përsëri do të veprojnë gjykatës të cilët ose janë pjesë e bombave ose për të cilët Katica Janeva ka kërkuar të konfirmohet përgjegjësia e tyre për veprim të mundshëm joprofesional.
Alsat-M