08 August
Gjendja me zjarret në Maqedoni është normalizuar dhe çdo gjë është nën kontroll. Kështu u zotua drejtori Shaban Saliu nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim duke shtuar se zjarret që u paraqitën gjatë ditës së sotme në komunën Petrovec nuk janë të rrezikshme dhe se është intervenuar me kohë nga Armata. Sipas Saliut, në shuarjen e zjarreve kanë intervenuar vetëm tre pilotë që paraqet numër shumë të vogël andaj edhe kërkoi nga Qeveria të hap konkurs për pranimin e pilotëve të rinj.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim iu përgjigj çdo kërkese të kryetarëve të Komunave. Në këtë moment, me kënaqësi mund të them se situata me zjarret është normalizuar maksimalisht që nënkupton se në Makedonski Brod nuk kemi zjarre të ndonjë karakteri. Për momentin kemi 3 pilotë në Drejtorinë për Mbrojtje dhe shpëtim …pas kësaj do të kërkojmë nga Qeveria të shpall konkurs për pilot të rinj, kishim koordinime gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, kemi kërkuar pilot por shumë vështirë gjenden – tha Shaban Saliu, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Ndërkohë, ndryshe nga deklarata e Saliut, situata në Gurgurnicë të Tetovës vazhdon të jetë e njëjtë. Banorët e këtij fshati deklarojnë për alsat se askush nuk u ka dal në ndihmë dhe ata vetë janë përballur me zjarrin.
Melihate Rustemi