Në mënyrën më qesharake të mundëshme, thesari i Tetovës ka ngrirë ushtrimin e veprimtarisë së tijë për shkaqe banale, ku i punësuari i vetëm në këtë institucion ka marrë pushim shëndetësorë dhe institucionit si i tillë pamundësohet funksionimi i tijë.
Nga data 20 Shkurt pa asnjë paralajmërim ky institucion do të mbyllet, deri kur do të zgjasë kjo gjendje e cila dëmton punën e cila nënkupoton shpenzime shtesë për shfrytëzuesit buxhetor nuk dihet.
Ndryshe, Thesari është institucion në varësi të Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë. Institucion që udhëhiqet nga kuadër i VMRO-DPMNE-së.
A është kjo edhe një goditje që I’u bëhet tetovarëve nga aparati shtetërorë?