Sheshi Skënderbeu, projekti i cili ka ngulfatur Çarshinë e Shkupit për shkak të ndërtimit pa plan, por me të cilin krenohet BDI-ja, është ndërtuar nga kompania “Bauer BG”, një kompani e afërt me VMRO-DPMNE-në.
Sipas hulumtimit të BIRN Maqedoni, kjo kompani përveç që ka punuar në shumë projekte shtetërore deri sa VMRO ishte në pushtet, është edhe e involvuar në disa shitblerje me VMRO-DPMNE-në, të cilat konsiderohen si të dyshimta.
Sipas dokumenteve zyrtare VMRO-DPMNE ka blerë tre objekte afariste, respektivisht hapësirë prej 800 katrorëve nga kompania “Bauer BG” edhe atë në Resnjë, Krushevë, Gazi Babë dhe në fshatin Papradnik në Dibër.
Të gjitha këto shit-blerje për shkak se i janë shitur partisë VMRO-DPMNE menjëherë sapo i ka blerë kompania “Bauer BG”.
Në fillim të vitit 2015, “Bauer BG” ka legalizuar një hapësirë pa leje në katin përdhesë të një ndërtese në lagjen Autokomandë (komuna Gazi Babë) dhe menjëherë në muajin mars ia ka shitur VMRO-DPMNE-së, si hapësira afariste me çmim prej 14.000 eurove.
Duke pasur parasysh se kjo zyrë është 99 katrorë, rezulton se një katror i saj është shitur për 140 euro, shumë tepër e ulët për hapësirë afariste në Shkup.
Një marrëveshje tjetër për shitblerje mes “Bauer BG” dhe VMRO-DPMNE-së poashtu është arritur në vitin 2015. në muajin prill të këtij viti “Bauer BG” ka blerë një hapësirë afariste nga ndërmarrja “Pyjet e Maqedonisë” në fshatin Papradnik që gjendet afër Liqenit të Dibrës, kurse në muajin gusht ia ka shitur VMRO-DPMNE-së. Këto 80 katrorë kompania i ka blerë 34 mijë euro, kurse partisë ia ka shitur për 42 mijë euro.
Në rastin e tretë, në qershor të vitit 2015, “Bauer AG” ka blerë hapësirë afariste nga EVN Maqedoni në Krushevë, kurse në muajin gusht ia ka shitur VMRO-DPMNE-së. “Bauer AG” i ka blerë këto 138 katrorë nga EVN me çmim 54.301 euro, kurse i ka shitur me 55.781 euro.
“Bauer AG” ka fituar tenderin për Sheshin Skënderbeu në vlerë prej 10.8 milionë eurove.
Stolisja me figura kombëtare e sheshit të ndërtuar nga një kompani e afërt me VMRO-DPMNE-në, nga shumica e shqiptarëve konsiderohet si njollosje e atyre figurave, sepse VMRO gjatë kohë ishte në koalicion me BDI-në. Gjatë mandatit të këtyre dy partive në pushtet, nga policia maqedonase u vranë dhe u arrestuan shumë ish ushtarë të U:K-së.