Ashtu siç pritej, ashtu dhe ndodhi. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari po keqpërdor resurset e Ministrisë së Shëndetësisë për aktivitete parazgjedhore. Sot, në takimin me kundërkandidatët e tij në Gostivar, Taravari është shfaqur me veturën zyrtare të Ministrisë.
Fotografia që botojmë dëshmon këtë pohim dhe shihet qartë që ministri Taravari u ndalua me makinën zyrtare para objektit ku u zhvillua takimi.
Debati u hap që në momentet kur Taravari shpalosi kandidaturën për Gostivarit, dhe ku tha që nuk do të dorëhiqeshte nga posti i ministrit edhe për fushatë zgjedhore.
Në debatin televiziv në Tv Telma, Taravari pohoi që nuk do të keqpërdorte makinën zyrtare, dhe se, edhe tani pas orarit të punës shërbehet me makinën private.
I kundërshtuar fuqishëm nga opinion publik, Taravari edhe njëherë ndërroi qëndrim duke thënë se do të jepte dorëheqje, por edhe sot e kësaj dite nuk po largohet nga ministria që drejtojn, duke tentuar që edhe vizitat zyrtare si ministër t’i materializon si mënyrë propagandistike në llogari të fushatës zgjedhore.
Në disa komente shihet se si qytetarët e nxjerrin para aktit të kryer Taravarin me atë që edhe në fotografinë e publikuar në profilin e tij në Fejsbuk, Taravari prezantoi të ashtuquajturën skuadër të fushatës kryesisht me njerëz të punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në rrjetet sociale qytetarët shprehin dyshimet e tyre që Taravari nuk do të largohet nga posti i ministrin, sepse, do të orvatet të keqpërdor për fushatë zgjedhore resurset e ministrisë. Në disa komente shihet se si qytetarët e nxjerrin para aktit të kryer Taravarin me atë që edhe në fotografinë e publikuar në profilin e tij në Fejsbuk, Taravari prezantoi të ashtuquajturën skuadër të fushatës kryesisht me njerëz të punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë.
Nëse thoshte se gjatë fushatës do të merrte pushim vjetor, si do të arsyetohen punonjësit e ministrisë për mosprezencën e tyre në punë gjatë angazhimit në fushatën zgjedhore. Parashtrohet pyetje nëse të gjithë këtyre do tu hape pushime vjetore, edhe pse, pushimet verore u përmbyllën dhe zakonisht administratorët në institucione përcaktohen për Korrikun dhe Gushtit që të shfrytëzojnë pushimin vjetor.
Duke u nisur nga e gjithë kjo, dyshimet e nxitura në rrjetet sociale nga ana e qytetarëve, bëhen më se të besueshme, aq më shumë pas rastit skandaloz që ndodhi sot në Gostivar./Almakos