Skulpturat e lumtura të një tempulli në Kioto (Video)

Lifestyle | Publikuar më 20.03.2017 në ora 16:32

Otagi Nenbutsu-Ji është një tempull budist në Kioto të Japonisë.

Përveç adhurimit të tij fetar, ky vend është edhe atraksion turistik me figurat e tij.

Të skalitura nga guri, në këtë vend gjinden më shumë se 1,200 skulptura dhe secila prezanton në mënyrë të ndryshme shprehjen e fytyrës së njeriut, por gjithsesi të lumtur.

Për t’u njoftuar më shumë me këtë vend mahnitës, ju ftojmë ta ndiqni storjen e mëposhtme, të përgatitur nga RTV Dukagjini.