Sondazh i ‘Arifhikmetit’: Juventusi apo Reali kampion i Ligës së Kampionëve (Foto)

Showbiz | Publikuar më 21.04.2017 në ora 13:01

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Kampioni Real Madridi do të takohet me finalistin e vitit të kaluar Atletico Madrid ndërsa Juventus do të ndeshet me Monacon.

Kjo ka bërë që edhe fansi i çmendur i ekipit italian, aktori Xhevdet Jashari të aludoj për një finale mes Juventusit dhe Real Madridit, transmeton Telegrafi.

“Arifhikmeti” ka bërë një sondazh duke pyetur fansat se kush do të shpallet kampion i garës prestigjioze elitare evropiane për klube.

Ndryshe, finalja e madhe do të zhvillohet në kryeqytetin uellsian të Kardifit. /Telegrafi/