Sonte me fillim në ora 21:30 në emisionin Click Plus në tv21 do të ndiqni debatin në mes Arber Ademit të BDI, Fadil Zendelit të Koalicionit me BESË, dhe dy analistëve.
Tema e debatit është: Cili është statusi i gjuhës shqipe tani dhe sa zbatohet?
Cili është statusi i shqipes tani, dhe sa zbatohen në praktikë mundësitë aktuale ligjore!?
Cilat janë pengesat që mund ta parandalojnë shqipen të flitet lirshëm në institucione shtetërore?
Mbi cilën bazë do të avansohet statusi i përdorimit të gjuhës shqipe?
A po zhvendoset vëmendja nga prioritetet tjera?
Pse janë të patejkalueshme dallimet politike mes shqiptarëve për platformën, dhe marrjes së hisës për ta zbatuar atë zotim?
Përgjigjet i kërkojmë në #TV21 nga
– Arbër Ademi BDI, zëvendëskryeministër (BDI)
– Fadil Zendeli, kryetar RDK, koalicioni Rilindja me Besë
– Bekim Kadriu, profesor
– Mersel Bilalli, profesor
Shihemi sonte në #ClickPlus, në 21:30!