Çështja e emrit do të vendoset në tryezë të bisedimeve në raundin e ri i cili do të mbahet sot në Nju Jork. Përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë Vasko Naumovski dhe Adamantios Vasilakis, së bashku me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara Metju Nimic, do të bisedojnë për tejkalimin e dallimeve rreth emrit të Maqedonisë. Ndërmjetësi Nimic, shkruan SHENJA, në këto bisedimet do të ndërmjetësojë mes negociatorëve në përpjekjet për zgjidhjen e problemit 25 vjeçar për çështjen e emrit mes të dyja vendeve, gjë që e ka bllokuar procesin e integrimeve europiane dhe euroatlantike të Maqedonisë.
Në takimin në Nju Jork, pritet që Nimic të vendos në tavolinë propozim iniciues për tejkalimin e dallimeve rreth emrit, gjë të cilën e kanë potencuar edhe ministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias pas takimit në Selanik, javën e kaluar. Ata në këtë takim janë marrë vesh për rol më direkt në bisedime si dhe për formim të grupeve të punës me të cilat do të udhëhëheqin personalisht ata. Takimi I parë I grupeve të punës, pritet të jetë në muajin e ardhshëm.
Ndërkaq ndërmjetësi Nimic dje në një intervistë për televizionin nacionat ERT ka theksuar se nuk do të del me propozim të ri për emrin, por me propozim ide për të cilat tashmë është diskutuar në të kaluarën. Ai ka theksuar se sheh klimë pozitive tek të dyja vendet.
Data 24.04.2024
Aktuale
- Civil për parregullsitë: Transport i organizuar dhe marrje e të dhënave nga qytetarët para votimit
- Arrestohen pesë persona, fotografuan fletëvotimet
- Në Kumanovë në tre vendvotime është ndërprerë votimi, në dy nuk funksiononin aparatet, në njërën është humbur vula
- Ndërpritet votimi në një vendvotim në Maqedoninë e V., dyshohet për keqpërdorime
- 61-vjeçari nga Shkupi raporton në polici se mbesa e tij e mitur ishte përdhunuar nga një person
- Santiana e tepron me fotoshop, ndjekësit ia nxjerrin në pah dallimin
- KSHZ: 35.89 % votuan deri në ora 15:00
- Mbyllet vendvotimi 1075 në Gjimnazin e Kumanovës, shkaku i problemeve teknike