Prokuroria Speciale Publike në konferencën e sotme për shtyp është duke prezantuar 4 raste të reja që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe me evazion fiskal, shkruan SHENJA.
Prokurorja Katica Janeva tha se Drejtoria për të Ardhurat Publike dhe Ministria e Financave nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore dhe ka lejuar që institucione, përfshirë këtu edhe ministri të caktuara, të punojnë në kundërshtim me ligjet, duke mundësuar pasurimin e personave të caktuar në kundërshtim me ligjin. Kështu, Prokuroria Speciale akuzon se është bërë pastrim parash.
Në mesin e rasteve, gjenden rastet “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani”.
Në rastin “Tabela”, bëhet fjalë për ndërtimin e një shkolle në rrethinën e Kërçovës, ndërtimi i të cilës është bërë pa pasur shpallje publike, ndërsa vlera e objektit të ndërtuar është 200 mijë euro. Andaj, drejtori i shkollës dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Teksti në vijim…