24 April 2018 / 15:43
Incident dhe përplasje verbale në Komunën e Strugës, mes Ramiz Merkos dhe përfaqësuesve të Aleancës për Shqiptarët, për shkak të dëbimit të ASH-së nga zyra e cila ndodhej në ndërtesën e Komunës, për të cilën në partinë e Selës pohojnë se është e tyre. Punëtorët që i ka dërguar komuna e kanë thyer hyrjen, ku ka edhe dëme. Nga Aleanca pohojnë se kjo është një përpjekje nga qeveria lokale e kryesuar nga Ramiz Merko nga radhët e BDI-së që t’ua marrin zyrën dhe t’i nxjerrin në rrugë.
Ndodhi ajo që e shihni. Një strukturë në mënyrë kriminale hyri në këto hapësira. Kjo nuk është hera e parë, por hera e dytë. Hera e parë ishte kur strukturat e njëjta menaxhonin me komunën. Por, atëherë me procedurë gjyqësore dhe me masë të përkohshme e fituam kontestin dhe ne jemi përdoruesit e këtyre hapësirave. Tani sërish orvaten dhe pa asnjë paralajmërim hynë në zyrë. Kjo nuk do të përfundojë këtu, por do të shihemi në gjykatë – SINKRON – Syrija Rashidi – deputet i Aleancës për Shqiptarët.
Kreu i Strugës Ramiz Merko tha se zyrat nuk i takojnë Aleancës por PDSH-së. Në momentin e tensioneve kishte edhe siguri të dukshme të policisë dhe në një moment u shfaq edhe kryetari i Aleancës, Zijadin Sela, por ky i fundit nuk deshi të komentojë zhvillimet në Komunë.
Miki Trajkovski