Ardhja e Turqisë në Ballkan përmes investimeve, kulturës dhe arsimit nuk rrezikon turqizmin e shqiptarëve, ashtu siç nuk gjermanizohen me integrime në BE, është shprehur profesori universitar Rizvan Sulejmani në emisionin Arena. Ai tha se shqiptarët duhet të shfrytëzojnë interesimin e Turqisë për Ballkanin dhe investimet turke për realizimin e interesave tona. “Fakt është se proceset globalizuese janë të pandalshme, fakt është se Ballkani ka nevojë për një ndikim të jashtëm stabilizues. Mirëpo të thuash se shqiptarët do të turqizohen, nëse Turqia vjen këtu me shkolla dhe biznese, është e njëjtë sikur të thuash se shqiptarët do të gjermanizohen nëse janë pro-evropian. Ndikimi i Turqisë do të jetë dhe s’mund ta ndalim. Krejt çka mund të bëjmë është ta vendosim në funksion të interesave tanë”, tha Sulejmani. /SHENJA/
Data 19.04.2024
Aktuale
- Akil Gjakovës nuk i caktohet masa e paraburgimit
- “Dritë, mami dhe babi shpresojne qe per ty te jene shembulli’, Bardhi e Sara po bëhen prindër
- Ilir Hasani: Kumanova duhet t’u takojë shqiptarëve
- Sela: Fronti Europian garanton që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e e gjeopolitikës perëndimore
- Taravari: Do të angazhohemi që deri në fund të vitit 2028 paga minimale të jetë 800 euro
- Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin
- MSH: Qëndrim pozitiv ndaj specializantëve privatë, por zgjidhje pas zgjedhjeve
- Fronti Europian: Bartësi i njësisë zgjedhore 3, Prof. Dr. Sylejman Baki vizitoi fshatin Dorfuli të komunës së Llozovës